Auto

Mercedes ndërpret shitjen e E350d

Mercedesi ende po lufton me motorët me naftë. Për këtë arsye kjo kompani prestigjioze gjermane ka ndërprerë shitjen e modelit E350d për një kohë të pacaktuar.

Askush nuk i ka detyruar, ata kanë vendosur vetë për një lëvizje të tillë sepse dëshirojnë të bëjnë disa ndryshime në motor me qëllim që të reduktojnë emetimet e dyoksid të karbonit, transmeton Koha.net.

Inxhinierët do të bëjnë ndryshime në procesin e djegies së karburantit dhe do të përfshijnë një katalizator më të madh SCR.

Nuk dihet se kur do të vazhdojë shitja e E350d, por është e sigurt se edhe pas ndryshimit motori 3.0-litër V6 do të vazhdojë të jetë me kapacitet prej 260 kuajfuqi.