Auto

Prezantohet Land Rover Defender i ri

Kompania e njohur Kahn Design dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company prezantuan edhe një model të modifikuar Land Rover Defender.

Projekti i ri i këtyre dy kompanive quhet Land Rover Defender 2.2 TDCI XS 110 Station Wagon Chelsea Wide Track, transmeton Koha.net. Ky model i modifikuar, Land Rover Defender i ri, vjen me mbrojtësit anësorë të zgjeruar, maskën e përparme X-Lander, mbrojtësin e përparmë të ri me dritat të integruara, si dhe me vrimat për ajër mbi kofanon.

Gjithashtu, Land Rover Defender i ri vjen edhe me mbajtësin e Chelsea Truck Company për rrotën rezervë, rrotat Mondial prej 20-inç me ngjyrë të zezë Satin e gomat 275x55x20, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, xhamat e errët.

Sa i përket enterierit, modeli i ri vjen me enterier prej lëkure me ngjyrë të zezë, ulëset e përparme GTB, orën Churchill, kamerën e vendosur në pjesën e pasme, timonin “Kahn”, si dhe me pedalet nga alumini.

Për më tepër shikoni fotografitë.

{gallery}