Auto

Skandali “Dieselgate” shtyn lansimin e modeleve të VW-së në Amerikë

Descriptive Text

Klientët amerikanë të Volkswagenit duhet të presin më shumë për të parë modelet e reja të gjigantit gjerman.

Kjo krejt për shkak të skandalit të madh “Dieselgate” që shpërtheu në shtator të 2015-s.

Kështu ka deklaruar shefi i Volkswagen Groupit, Matthias Mueller, në Geneva Motor Show.

Mueller foli specifikisht për Porsche Panameran e re duke thënë se do të dalë në treg tre muaj më vonë sepse “ata janë shumë kundër nesh”.

Volkswageni ka pranuar të paguajë 4.3 miliardë dollarë gjobë për skandalin me emetim të gazit në vitet e fundit.