Auto

Vespa Sei Giorni me teknologji të lartë në nderim të skuterit ikonik të 1950-ës

Descriptive Text

Vespa ka krijuar një model modern në nderim të skuterit të famshëm të viteve 50-ta.

Sei Giorni i ri i limituar është një version i ri-imagjinuar i atij origjinal të Sport Sei Giorni, raporton thesun.

Vetëm 300 copë janë ndërtuar ndonjëherë të versionit origjinal, e që ishte bërë për garat Sei Giorni Internazionale, nga ku ndër vite Vespa u largua me nëntë medalje ari, transmeton koha.net.

Në nderim të Sei Giorni të 50-ve, Vespa ka krijuar këtë model të edicionit të limituar, për të cilin thonë se do të jetë Vespa më e fuqishme e më i avancuar teknologjikisht e prodhuar ndonjëherë.

Sei Giorni do ta ketë motorin Euro4 300cc me një cilindër të vetëm, i cili prodhon 21 kuaj fuqi.

Skuteri ka një port për USB, drita të ditës e natës LED e sistemin e frenimit ABS.

Çmimi i tij ende nuk është zbuluar, por Vespat e reja zakonisht kushtojnë rreth 6 mijë euro.

{gallery}