Auto

Merkel kërkon përshpejtim të procesit të futjes në përdorim të veturave elektrike

Gjermania do të përshpejtojë procesin e futjes në përdorim të veturave elektrike, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ajo ka thënë se një gjë e tillë është e nevojshme nëse Gjermania dëshiron që deri në vitin 2020 të ketë një milion vetura elektrike, shkruan KP.

Merkel ka porositur se duhet përfunduar shumë punë për ndërtimin e shpejtë të rrjetit të stacioneve në gjithë vendin për mbushjen e baterive të veturave elektrike.