Auto

Zbulohet super-vetura nga Aston Martin

Prodhuesi britanik i veturave “Aston Martin” ka zbuluar veturën më të re të saj në linjën speciale “Zagato”, i quajtur “Vanquish Zagato Speedster”.

Familja “Vanquish Zagato” ka filluar me një model “Coupe”, i cili është zbuluar vitin e kaluar në panairin e veturave “Villa d’Este”, ndërsa më vonë edhe versioni me tavan konvertues “Volante”.

Kurse tani, marka britanike e veturave sportive, në bashkëpunim me një prodhues italian, kanë shfrytëzuar panairin amerikan të veturave klasike për të zbuluar modelin “Speedster”, i cili do të dalë në shitje në vitin 2018.

“Aston Speedster” ka të njëjtat specifika sikurse modelet tjera “Zagato”, me motorin 6.0 litërsh V12 i cili prodhon 592 kuaj fuqi.

Vetëm 28 njësi të “Aston Speedster” do të prodhohen, e të cilët tashmë janë shitur tërësisht, pavarësisht çmimit të tij prej më shumë se 550 mijë euro.

{gallery}