Imagjinoni Audi R8-shin me modelet më të fuqishme në garat e Rally Dakar.
Nuk është e pamundur, të paktën në imagjinatën e dizajnerit MoAoun i cili përmes këtyre dy fotografive ka shpalosur idenë e tij se si do të dukej një R8 për garat e Rally Dakar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Ka shumë dizajnerë që dëshirojnë të shpalosin idetë e tyre për modelet e caktuara, transmeton Koha.net. Shumica prej tyre kanë idetë e shkëlqyera dhe njëri prej tyre që ka shpalosur idenë më të jashtëzakonshme deri më tani për Audi R8, është MoAoun.
Ideja e tij është që nga Audi R8 të krijohet një model Off-Road i jashtëzakonshëm.

Modelet në fotografi janë të bazuar në modelet reale, i cili është i prezantuar në një konstrukt të veçantë me një numër të përforcimeve dhe me një karroceri e cila lehtësisht mund të kalojë terrent nga më të ndryshme, siç gjenden ato në garat e Rally Dakar.