Sipas mediave britanike modeli i ri 720S i kompanisë së njohur britanike, McLaren, ka shënuar një sukses shumë të madh.
Saktësisht, pesë muaj pas promovimit zyrtarisht në panairin e veturave në Gjenevë, McLaren veç kishte pranuar mbi 1500 porositë për këtë model, që do të thotë se blerësit të cilët do të paguajnë tani, do të bëhen me veturën e tyre gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa edhe prej atyre blerësve të cilët kanë porositur nga dy modele 720S, me qëllim që njërin ta marrin më herët ndërsa tjetrin ta personalizojnë në departamentin MSO (McLaren Special Operations).
Për më shumë detaje lidhur me modelin e ri 720S të McLarenit, mund të lexoni KËTU.