Del në shitje Ferrari më i pazakontë me emrin “Vezë”

Del në shitje Ferrari më i pazakontë me emrin “Vezë”

13 gusht 2017 12:01

Ferrari më i pazakontë i prodhuar ndonjëherë, i quajtur “Uovo” që në italisht nënkupton “Vezë”, së shpejti do të dalë për shitje përmes ankandit ndërsa ekspertët parashikojnë se çmimi i tij mund të kalojë shifrën 10 milionë dollarë.

Çmimi i këtij Ferrari “Vezë” është vlerësuar të jetë mes 5 dhe 7 milionë dollarë, por parashikohet se të interesuarit për këtë Ferrari të ofrojnë më shumë para, transmeton Koha.net.

Modeli 166/mm212 Export Uovo, të cilin e ka porositur ndërmarrësi italian dhe shoferi i njohur i veturave për gara Konti Giannino Marzotto në vitin 1951, do të shitet përmes shtëpisë së ankandit Sotheby’s, Kaliforni, më 18 gusht.

Dizajnin e Ferrarit “Vezë” e ka krijuar skulptori italian Franco Reggiani në bazë të idesë së Marzottos, i cili ka dashur një veturë “futuristike” por për gara.

I quajtur “Uovo” ose “Vezë”, Ferrari i ngjan një avioni pa krahë dhe asnjëherë nuk ka lënë pa u vërejtur në gara, shkruan Corriere della Sera.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme