Auto

Ekzibicionisti kroat mahnitet me adhuruesit kosovarë

Matija Podhrashki është kthyer në Kroaci me përshtypjet më të mira për Kosovën dhe shqiptarët. Talenti kroat shkëlqeu me paraqitjet e tij spektakolare në “Drag Race 2017”, të mbajtur në shtegun e vjetër të Aeroportit në Prishtinë, më 5 dhe 6 gusht.

21-vjeçari, që edhe pse i ri në moshë, në supe mban shumë trofe dhe çmime prestigjioze. Podhrashki arriti të bënte për vete mijëra qytetarë dhe adhurues të automobilizmit në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Motoçiklisti kroat nga Kutina thotë se mikpritja kosovare e ka bindur për ta vizituar sërish këtë vend. Edhe pse ka udhëtuar në shumë vende të botës me spektakle dhe gara të ndryshme, Kosova i ka lënë përshtypje të mira qysh në takimin e parë për sa i përket tifozërisë dhe garës së zhvilluar në Drag.

Në dy ditët e garës tashmë tradicionale, Podhrashki realizoi ekzibicionet që di të bëjë më së miri dhe ndoshta për të cilat është i vetmi në botë që i realizon. Filloi me një lëvizje të zakonshme. Nisi të përshpejtonte me motor dhe teksa sillej në një moment u rrëzua në shtegun e garës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.