Auto

Audi RS5 i ri sipas ABT Sportsline

Descriptive Text

Në rast se ndokujt nuk i mjafton atë çfarë ofron Audi RS5 Coupe aktual, kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, ka një përgjigje adekuate.

Audi në panairin e kaluar të veturave në Gjenevë ka prezantuar RS5 Coupen e re, nën kofanon e së cilës gjendet motori 2.9-litër V6 i cili falë dy Turbo-mbushësve zhvillon kapacitet prej 450 kuajfuqi.

Tani, ABT Sportline ka përgatitur paketën për përforcimin e këtij motori për 60 kuajfuqi më shumë, transmeton Koha.net. Çmimi i kësaj pakete është 4,760 euro.

ABT Sportsline ende nuk ka publikuar të dhënat për performancën e re, por padyshim që kreacioni i saj ka tejkaluar performancat e modelit standard i cili pa kufizime shpejtësinë maksimale e arrin deri në 280 kilometra në orë, ndërsa nga 0 deri në 100 km/h do të duhej ta arrinte për 3,9 sekonda.

“Historia” e ngjashme së shpejti do të ofrohet edhe për modelet e ardhshme të Audisë, si RS5 Sportback dhe RS4 Avant, të cilët do të vijnë me motorin e njëjtë të lartpërmendur, duke zëvendësuar motorin afatgjatë V8 atmosferik të Audisë.

{gallery}