Volkswagen Golf bëhet me motor të ri

Volkswagen Golf bëhet me motor të ri

12 gusht 2017 17:55

Pas motorit benzinë 1.5-litër TSI me kapacitet prej 150 kuajfuqi, gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, gamën e Golfit e ka zgjeruar edhe me version më të dobët të të njëjtit motori.

Fjala është për motorin benzinë 1.5-litër TSI me sistemin e deaktivizimit të cilindrave e me kapacitet prej 130 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Ky motor është në dispozicion për Golf Hatchback dhe Golf Variant, si dhe me paketat “Comfortline” dhe “Highline”.

Shpejtësia maksimale e motorit të ri është deri në 210 kilometra në orë dhe varësisht nga versioni, shpenzimet mesatare të karburantit sillen nga 4.8 deri 5.0-litra në 100 kilometra, ndërsa emeton dyoksid të karbonit nga 110 deri 116 gramë për kilometër.

Çmimi i motorit të ri, në Gjermani, fillon nga 23.725 euro për versionin Hatchback dhe nga 25.775 euro për Variant.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme