Auto

Del fotoja e “bishës” së re të Ferrarit

Historia e Ferrarit me modele V8 kabrio, me motorin përpara, nuk është aq e gjerë. Një version i ri megjithatë do ta pasurojë linjën. Ai do të jetë i bazuar në Ferrari Roman.

Ferrari Roma Spider tashmë është parë gjatë testimeve, megjithatë kompania e njohur ka publikuar fotografinë e parë paralajmëruese të modelit. Aty është shfaqur timoni i modelit të ri, që pritet të debutojë më 16 mars.

Roma Spider pritet të vijë me motor të fuqishëm 4.0-litërsh e mbi 600 kuajfuqi. Vetura mund ta arrijë përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë në vetëm 3.4 sekonda. Motori do të kombinohet me marshin automatik me tetë shpejtësi.

Fotografitë e mëhershme kanë treguar se si mund të duket vetura. Gjithçka pritet të mësohet shumë shpejt edhe zyrtarisht.

{gallery}