Auto

Mercedes CLS i ri me dritat që ndriçojnë deri 650 metra

Descriptive Text

Sipas revistës së njohur gjermane “Auto Bild”, Mercedesi në mars të vitit të ardhshëm, në panairin e veturave në Gjenevë, do të prezantojë gjeneratën e re (të tretën) të modelit CLS, ndërsa në shitje do të dalë gjatë verës së 2018-ës.

Megjithatë, në ofertë do të jetë vetëm versioni Coupe me katër dyer, por versioni Shooting Brake nuk do të ketë pasardhës.

Mercedes CLS i ri do të bazohet në E-Classën e re dhe do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, transmeton Koha.net. Ndër të tjera, duhet theksuar se ky model i ri do të vijë me dritat e veçanta të përparme - Multibeam, të cilat ndriçojnë deri në 650 metra.

Image

Sa i përket motorit dhe versioneve të tjera, CLS i ri do të jetë në dispozicion në version CLS 43 me motor benzinë e kapacitet prej 367 kuajfuqi, CLS 53 në version hibrid me 367 kuajfuqi plus motori elektrik me kapacitet prej 122 kuajfuqi, si dhe CLS 63 4Matic me 612 kuajfuqi.

Gjithashtu, në dispozicion do të jetë edhe versioni CLS 350d me motor të ri dizel 3.0-litër me gjashtë cilindra e 286 kuajfuqi, versioni 400d me 340 kuajfuqi, si dhe versioni me motor benzinë e kapacitet prej 435 kuajfuqi.

Sa i përket çmimit, Mercedes CLS i ri në Gjermani do të ketë çmimin duke filluar nga rreth 60.000 euro.