Auto

Modeli 3 i Teslës nuk ka çelës - dhe shtatë gjëra të tjera

Elon Musk zbuloi se Modeli 3 i Teslës hapet me smartfon dhe nuk ka çelës ose fob tradicional në mesin e një morie të detajeve të tjera në ngjarjen e shpërndarjes për 30 automjetet e para elektrike të tregut masiv gjatë fundjavës.

Ndërsa Modeli 3 hyn në atë që Musk e quajti “gjashtëmujorin e ferrit të prodhimit” ndërsa Tesla e ngre prodhimin për të përmbushur më shumë se 500.000 paraporosi, një nga karakteristikat më të çuditshme është se nuk ka çelës tradicional për ta hapur dhe ndezur automjetin elektrik të tregut masiv të Teslës, transmeton “Koha Ditore”.

Në vend të kësaj, blerësit e mundshëm të makinës elektrike me pesë ulëse me një çmim prej më shumë se 35.000 dollarësh do të duhet ta hapin makinën me telefonat e tyre të mençur përmes Bluetoothit.

Makina do ta detektojë telefonin e mençur të pronarit - pothuajse të gjithë telefonat e zgjuar modern të prodhuar në tre vjetët e fundit mbështesin Bluetooth - dhe do të hapet automatikisht, e gatshme për t’u ndezur dhe për t’u nisur.

Nëse bateria në telefonin tuaj shpenzohet, që është një mundësi shumë e madhe në ditët e rritjes së përdorimit për çdo gjë nga muzika, kamerat dhe tani edhe çelësat, Tesla e ka një mbështetje rezervë në formën e një kartele çelësi NFC, e cila duket të jetë mjaft e hollë për t’u vendosur në portofol... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

{gallery}