Auto

Range Rover Sport i ri, kombinim mes luksit dhe elegancës

Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Project Kahn, është marrë përsëri me modifikimin e Range Roverit, më saktësisht me modelin Sport 5.0 V8 Supercharged SVR Pace Car.

Ndër të tjera, ky model vjen me komponentët atraktivë dhe cilësorë për eksterier, duke përfshirë mbrojtësit anësorë të zgjeruar, vrimat për ajër, spoilerin e përparmë, maskën e përparme 3D, spoilerin e pasmë mbi çati, mbrojtësin e pasmë të ri me difuzer, etj, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky Range Rover Sport vjen edhe me sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, si dhe me rrotat Pace Car nga alumini me diametër prej 23-inç e goma 305/30/23.

Lexoni edhe: 

Range Rover Sport i ri, kombinim mes luksit dhe performancës

Ky Range Rover Sport 5.0 V8 Supercharged SVR Pace Car vjen me eksterier me ngjyrë të gurit të vullkanit (Volcanic Rock Satin), në kontrast me disa detajet me ngjyrë të gjelbër e me çatinë me ngjyrë të zezë Piano. Ky kombinim ngjyrash, e bënë këtë Range Rover Sport të duket jashtëzakonisht shumë e elegantë.

Gjithashtu, ky model vjen edhe me enterier shumë luksoz, i cili përfshihet nga lëkura Alcantara si dhe nga disa detajet nga çeliku dhe pedalet nga alumini.

Sa i përket çmimit, një Projeckt Kahn Range Rover Sport 5.0 V8 Superchardeg SVR Pace Car i tillë është në dispozicion me çmim prej rreth 125 mijë funte (rreth 140 mijë euro).

{gallery}