Shtegu i Brezovicës është vend takimi i radhës për automobilistët kosovarë.
Në këtë fundjavë zhvillohet gara e katërt e disiplinës malore në kuadër të Kampionatit të Kosovës për këtë vit. Karakteristikat e shtegut, rivaliteti i madh që po mbretëron sivjet, veturat gjithnjë e më atraktive si dhe fakti që disiplina malore është më tërheqëse për dashamirët e këtij sporti, bëjnë që pritjet për shikueshmërinë edhe këtë herë të jenë të mëdha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke marrë parasysh edhe numrin e madh të gurbetçarëve tanë që aktualisht janë për pushime në Kosovë, është e sigurt që një numër i konsiderueshëm i tyre do ta shfrytëzojnë rastin që duke kaluar fundjavën në këtë pjesë të bukur të vendit, të përcjellin edhe garën.
Bardhyl Canolli, Valdet Krasniqi, Naim Dashaj, Blerand Hasanaj e të tjerët premtojnë garë atraktive, ndërsa Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me Auto Klubin Ferizaj i kanë ndërmarrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.
Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve po ashtu do të jenë aty për të asistuar në mbarëvajtjen e garës.
FASK-u kërkon mirëkuptim nga kalimtarët e rastit, të cilët do të duhet të presin në intervale të caktuara kohore, por gjithsesi do të kujdeset që pritjet e tyre të jenë sa më të shkurtëra.
Paraqitja e pjesëmarrësve në garë bëhet të shtunën nga ora 8:30 - 9:30. Pas procedurave të zakonshme, do të zhvillohen dy vozitje provuese, ndërsa të dielën janë dy vozitjet zyrtare. Përmbyllja e aktivitetit është paraparë të dielën rreth orës 15:30 me shpalljen zyrtare të fituesve.