Auto

Së shpejti vjen pasardhësi i McLaren P1, do të kushtojë 700 mijë euro

Modeli hibrid i kompanisë së njohur britanike McLaren, P1, është prodhuar nga tetori i vitit 2013 deri në muajin nëntor të vitit 2015.

Deri më tani, janë shitur 375 versione standard të P1 dhe 64 të P1 GTR dhe P1 LM, transmeton Koha.net.

Tani, raportohet se McLaren deri në fund të këtij viti do të prezantojë pasardhësin e P1, P15, i cili do të jetë më i shpejtë se P1 GTR.

Image

P15 nuk do të jetë hibrid dhe nën kofanon e tij do të gjendet motori i njohur V8 Twin-Turbo me kapacitet prej 789 kuajfuqi.

P1 standard ka kapacitet prej 902 kuajfuqi, por pasardhësi i tij do të jetë më i lehtë për 250 kilogramë.

McLaren P15 do të prodhohet në seri të kufizuar prej 500 njësive dhe do të kushtojë rreth 700 mijë euro.