Auto

Një Golf 2 i kthyer në përbindësh me 1300 kuaj fuqi [VIDEO]

Veturat kompakte zakonisht karakterizohen me vozitje të qetë në qytet. Mund të shkohet edhe në pushime me to. Për disa njerëz, megjithatë, ato janë një bazë e shkëlqyer për të krijuar një përbindësh të vërtetë. Sa më e vjetër të jetë vetura, aq më mbresëlënëse është në konkurrencë.

Këtë e di fare mirë pronari i një Golf 2. Ai ndërtoi një nga veturat më të shpejta në botë.

Golf 2-shi i tij tash ka një motor 3.3-litërsh R32 me 6 cilindra, i cili është i pajisur gjithashtu me një ‘turbocharger’ të madh. Rezultati i modifikimeve është 1.300 kuaj fuqi.

Image

Shpejtësia e arritur e këtij Golf 2-shi


Falë tërheqjes me të gjitha rrotat, vetura nis në çast dhe merr hov. I duhet vetëm një distancë prej 1/2 milje ose 804 metra për të arritur shpejtësi prej 341 km/h. Vështirë se ndonjë superveturë moderne do të kishte një shans të shtyje me të.

Volkswageni ka ndaluar prodhimin e modelit Golf 2 në vitin 1992,që do të thotë se kjo veturë të paktën mund t’i ketë 30 vjet, e maksimumi 39.