Prodhuesit gjermanë të veturave nën hetime për monopol

Prodhuesit gjermanë të veturave nën hetime për monopol

22 korrik 2017 12:56

Volkswagen, Daimler e BMW janë duke u hetuar nga Zyra Federale Gjermane për dyshimet për marrëveshje monopoli gjatë dekadave të fundit mbi teknologjinë që ka të bëjë me masat e shkarkimit të gazrave në automjetet me naftë, transmeton koha.net.

Gazeta gjermane “Spiegel” ka cituar dokumente të marra nga VW e disa të tjera nga Daimler në raportimin e kësaj ngjarje.

Kompanitë, dyshohet se janë takuar për të diskutuar për ‘AdBlue’, i cili është një filtër që pastron emitimet e gazrave nga nafta në shumë vetura të këtyre markave.

Aty thuhet se kompanitë kanë vendosur që të shmangin filtra më të mëdhenj dhe në vend të kësaj të vendosin filtra më të vogël, të cilët nuk janë të aftë që të pastrojnë gazrat mjaftueshëm.

Tavanet e konvertueshëm të veturave e furnizuesit e pjesëve gjithashtu janë diskutuar nga prodhuesit gjermanë.

Zyra Federale Gjermane po heton këtë çështje si dhe po kontrollon gjashtë kompanitë për një marrëveshje të mundshme të fshehtë gjatë viteve të kaluara për çmimet e çelikut.

Në këtë raport thuhet se kjo marrëveshje është duke ndodhur që nga viti 1990 dhe përfshinë 200 punëtorë nga këto marka.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme