Super BMW M8 GTE i ri përfundon testet treditëshe në Lausitz

Super BMW M8 GTE i ri përfundon testet treditëshe në Lausitz

20 korrik 2017 12:30

BMW M8 GTE, i cili është prezantuar në maj të këtij viti si version ‘M’ i serive 8, që do të dalin në të ardhmen, do të garojë në kampionatin e veturave sportive IMSA WeatherTech SportsCar Championship si dhe në WEC në sezonin e ardhshëm.

M8 GTE është i paraparë që të debutojë në garën Daytona 24 Hours 2018, ndërsa do t’i nënshtrohet edhe disa testeve të tjera në Evropë e SHBA, transmeton koha.net.

Shefi i BMW motorsport, Jens Marquardt ka thënë: “Të shohësh BMW M8 GTE në pistë garash, na bënë ne shumë krenarë. Të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë kanë bërë një punë të mrekullueshme përgjatë muajve të fundit, për të na mundësuar ne që të arrijmë këtë moment historik në zhvillimin e veturave tona për garat GT”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme