Auto

BMW Abu Dhabi prezanton BMW X5 M me pamje të re

BMW Abu Dhabi është duke prezantuar modelin e modifikuar BMW X5 M me paketën e kompanisë japoneze 3D Design me disa elemente të huazuara nga kompanitë e njohura Manhart dhe AC Schnitzer.

Paketa e 3D Desing për këtë X5 M përfshin spoilerin e përparmë nga fibra të karbonit, set pragjesh, difuzer të pasmë, si dhe kofanon me vrima për ajër të huazuar nga Manhart, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, X5 M këtë pamje e ka falë elementeve nga BMW M Performance (maska e përparme me ngjyrë të zezë, pasqyrat nga fibra të karbonit), dhe setit të rrotave AC Schnitzer nga alumini me diametër prej 22-inç dhe sistemit sporti të shkarkimit të gazrave.

Nën kofanon e këtij BMW X5 M gjendet motori 4.4-litër V8 Twin-Turbo me kapacitet prej 575 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,2 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

{gallery}