Auto

Audi detyrohet të ndalojë shitjen e modeleve A4 e A5

Audi është detyruar të ndalojë shitjen e veturave me benzinë të modeleve A4, S4, A5 e S5 për dy muajt e ardhshëm, transmeton koha.net.

Harxhim i karburantit më shumë se sa deklarohet në motorin 3.0 litërsh V6 në S4 dhe S5 si dhe në 2.0 litërshin TFSI të A4 e A5 si dhe jashtë sasisë së lejuar në Evropë është gjetur në këto vetura, raporton autoexpress.

Sipas raportimeve në Australi, Audi është në progres të certifikimit të harxhimit të ri të karburantit e ky proces mund t’i marrë kohë 1 deri 2 muaj kësaj kompanie, për të vazhduar shitjen e modeleve të prekura.

Ndërsa selia e Audi-së në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se disa ndryshime të konsumimit të karburantit në këto modele janë bërë, gjë e cila do ta vonojë shitjen e këtyre modeleve.

“Rregullimet dhe certifikimet e nevojshme do të vonojnë shitjen e disa modeleve me disa motor të ndryshëm përkohësisht”, kanë thënë ata.

Ndryshimet e softuerëve të dizajnuar për të përmirësuar shpërndarjen e fuqisë nga motori V6 me 328 kuaj fuqi në S4 e S5 kanë çuar në rritjen e konsumit të karburantit.