Del në shitje koleksioni i Ferrarëve në vlerë prej 18 milionë dollarë

Del në shitje koleksioni i Ferrarëve në vlerë prej 18 milionë dollarë

16 korrik 2017 11:05

Shtëpia e ankandit RM Sotheby’s do të merret me shitjen e koleksionit prej 13 modeleve të kompanisë italiane së njohur të veturave, Ferrari.

Ky koleksion, i cili në total vlerësohet 18 milionë dollarë, përbëhet nga modelet të cilat janë prodhuar mes vitit 1961 dhe 2011. Njëri nga modelet i cili është më i shtrenjtë është ai i vitit 1961 – 250 GT SWB Berlinetta, transmeton Koha.net. Numri i shasisë është 2985, ndërsa numri i modelit 110 nga 165 njësive të tilla të prodhuara ndonjëherë.

Ky është njëri nga dy modelet në tërë këtë koleksion i cili nuk është me ngjyrën legjendare të kuqe Rosso Corsa, por në ngjyrë gri metalike Argentino. Ky model pritet të shitet me çmim mes 8.5 dhe 10 milionë dollarë.

Modeli tjetër më pak i shtrenjtë por ende i rrallë, është 275 GTB/4 Berlinetta by Scaglietti i cili është prodhuar në vitin 1967. Numri i shasisë së tij është 10147, është i importuar në SHBA në 1967-ën dhe është me ngjyrë të kuqe. Po ashtu, është në gjendje origjinale dhe vjen me dokumentacionin e plotë dhe certifikatën Ferrari Classiche. Çmimi i këtij modeli është 3.25 milionë dollarë.

Në mesin e top tre modeleve në këtë koleksion është edhe Dino 206 GT i vitit 1969. Ky model pritet të kushtojë mes 650 deri 750 mijë dollarë, përcjell Koha.net. Fjala është për njërin nga 152 modelet e tilla të prodhuara. Numri i shasisë së këtij modeli është 00362, ndërsa në SHBA është importuar në vitin 2014.

Ndër modelet tjera që përfshinë ky koleksion janë: modeli F40 (1991), 599 GTO (2011), 512 BBi (1984), 575 Superamerica (2005), 420 Scuderia (2009), 308 GTB Vetroesina (1976) dhe 328 GTS (1989).

Ankandi do të mbahet në Monterey, Kaliforni, në panairin e njohur Pebble Beach Concourse d’Elegance, i cili do të fillojë muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 gusht.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme