Auto

Zbulohet Jaguar E-Pace SUV i ri me dizajn fantastik

Zbulohet SUV i ri i Jaguar, E-Pace i cili do të lansohet në fillim të vitit 2018 me një çmim fillestar prej 33 mijë eurosh.

E-Pace do të jetë Jaguar i parë që do të prodhohet jashtë Britanisë së Madhe, konkretisht në fabrikën Magna Steyr në Graz të Austrisë, raporton autoexpress.

Ky do të jetë Jaguari i parë që ofrohet me rrotat e para aktive që nga X-Type.

“Unë doja që lidhja me F-Type të jetë më i dukshëm”, ka thënë shefi i dizajnit të Jaguar, Ian Callum.

Madhësia e Jaguar E-Pace SUV do të jetë e ngjashme me Audi Q3, transmeton koha.net.

Motorët që do të ofrohen me E-Pace SUV, që të gjithë, do ta transmetojnë fuqinë e tyre në rrotat e para, ndërsa ka nëntë marshe automatike.

Motorin do ta ketë të Land Rover, 2.0 litërsh me katër cilindra, njëri që prodhon 150 kuaj fuqi tjetri 180 kuaj fuqi dhe më i fuqishmi me naftë 240 kuaj fuqi.

Ndërsa me benzinë do të jenë dy versione që do të ofrohen, njëri me 249 kuaj fuqi dhe tjetri me 300 kuaj fuqi, i cili shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 5.9 sekonda.