Mansory shndërron Mulsannen e Bentleyt në një limuzinë sportive

Mansory shndërron Mulsannen e Bentleyt në një limuzinë sportive

12 korrik 2017 15:08

Kompania e njohur gjermane, Mansory, është kompani e njohur për kreacionet e saj ekstravagante, por ky i fundit është vetëm pak larg nga ekstremi nga ajo çfarë mund të kemi pritur duke marrë parasysh reputacionin e saj.

Mansory është marrë me modifikimin e limuzinës Mulsanne të Bentleyt, të cilën e ka shndërruar në një limuzinë sportive, transmeton Koha.net. Ajo për këtë limuzinë luksoze ka parashikuar elemente nga fibra të karbonit, të tilla si spoiler i përparmë, korniza e dritave të mjegullës, pragjet, difuzer i pasmë, spoiler mbi bagazh.

Ndërsa për interier, Mansory ka zgjedhur që interieri të jetë prej lëkure dhe të ketë disa detaje nga alumini dhe fibra të karbonit. Po ashtu, Bentley Mulsanne Mansory vjen edhe me rrotat me diametër prej 22-inç e goma 285/35.

Gjithashtu, kjo kompani gjermane ofron edhe paketën për përforcimin e motorit të Mulsanne, V8, në 585 kuajfuqi, gjë që do të ishte e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 5 sekonda dhe atë maksimale deri në 305 km/h.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme