Auto

Mercedes Sprinter dhe GLS vijnë me pamje të re

Descriptive Text

Kompania gjermane Lorinser, është një kompani e njohur si e specializuar për modifikimin e veturave të Mercedesit, por kjo kompani zakonisht nuk merret sikurse ato të tjerat që merren me modifikimin e modeleve si Sprinter.

Image

Lorinser te Sprinteri aktual është marrë vetëm me modifikimin e pamjes, ndërsa rezultatin mund ta shihni në fotografitë.

Lorinser për këtë Sprinter ka zgjedhur mbrojtësin e përparmë të ri me spoiler dhe dritat e ditës LED, maskën e përparme të re, set pragjesh, mbrojtësit anësorë të rinj, mbrojtësi i pasmë i ri, tubat e rinj të sistemit të shkarkimit të gazrave, xhamat e errët, si dhe set i ri i rrotave nga alumini me diametër prej 18-inç, transmeton Koha.net.

Image

Komplet paketa për modifikimin e këtij Mercedes Sprinter kushton 10.279 euro (plus 714 euro për rrota), dhe me këtë çmim është e llogaritur edhe montimi dhe lyerja.

Gjithashtu, Lorinser i ofron blerësve mundësinë që së bashku të vendosin të zgjedhin dizajnin e interierit.

Në nën tjetër, Lorinser ka një ofertë edhe për pronarët e Mercedes GLS.

Image

Paketa e re e Lorinserit për modifikimin e Mercedes GLS-së, përfshinë mbrojtësit e rinj, pragjet e reja, difuzerin e pasmë të ri, maskën e përparme të re, set të ri të rrotave, amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave si dhe modifikimin e interierit sipas dëshirës së pronarit.

Image
Image