Spiunohet versioni hibrid i Bentley Bentaygas

Spiunohet versioni hibrid i Bentley Bentaygas

08 korrik 2017 10:15

Bentley ka filluar të bëjë hapat e parë drejt elektrizimit për 2018-ën me një version hibrid të Bentayga, transmeton koha.net.

Së bashku me motorin 6.0 litërsh W12 me benzinë që prodhon 600 kuajfuqi apo tjetrit V8 me naftë, Bentley do të shtojë edhe një motor elektrik tjetër për t’u zgjedhur.

Përderisa në sipërfaqe vetura e spiunuar duket njësojë sikurse çdo Bentayga tjetër, disa detaje të vogla sipas autoexpress, e bëjë atë të dallohet se është modeli hibrid, si vendi shtesë nga ana e majtë për mbushje, e cila mund të fsheh prizën elektrike.

Më shumë detaje të Bentley Bentayga të ri hibrid, pra me një motor me karburant së bashku me një tjetër elektrik, nuk dihen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme