Auto

Gjermanët prezantojnë veturën më të re elektrike

Kompania gjermane e.Go Mobile ka prezantuar zyrtarisht veturën e saj të re elektrike Life, ndërsa, siç thotë kompania, dërgesat e para të saj do të fillojnë vitin e ardhshëm.

Fjala është për një veturë të vogël qyteti e cila është e gjatë 3.3 metra, e gjerë 1.7 metra dhe e lartë 1.5 metra, transmeton Koha.net. Kjo veturë e re gjermane ka hapësirë për dy persona të rritur dhe dy fëmijë.

e.Go Mobile Life shpejtësinë nga 0 deri në 50 kilometra në orë e arrin për 5,7 sekonda, ndërsa me vetëm një karikim të baterisë (14.4 kWh) ajo mund të kalojë deri në 130 kilometra. Ndërkaq, me një paketë shtesë e cila është opsionale, Life mund të kalojë deri në 170 kilometra.

Vetura e re e.Go Life do të shitet në Britani të Madhe dhe për tregun britanik ajo pritet të ketë çmimin prej 14 mijë funtesh.

{gallery}