Auto

Mercedes-AMG GT4 do të ketë mbi 800 kuajfuqi

Porsche Panamera do të ketë rival të fortë sepse në shtator të vitit të ardhshëm do të arrijë Mercedes-AMG GT4.

Modeli bazë i Mercedes-AMG GT4 do të vijë me motor 4.0-litër V8 Twin-Turbo me kapacitet prej mbi 600 kuajfuqi, por në ofertë do të jetë edhe versioni hibrid i frymëzuar nga Formula 1, transmeton Koha.net.

Edhe ky model [hibrid] do të ketë motorin 4.0-litër V8 Twin-Turbo dhe motorin elektrik, ndërsa kapacitetin e fuqisë së kombinuar do ta ketë prej 805 kuajfuqi, gjë që do të jetë e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për më pak se tre sekonda. Po ashtu, do të vijë me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe ky version [hibrid] do të jetë në dispozicion në vitin 2019.

Të krahasojmë, Porsche Panamera Turbo S E-Hybrid është me kapacitet prej 671 kuajfuqi dhe shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 3,4 sekonda.

Mercedes-AMG GT4 pritet të vijë me karakteristika të hatashme, ndërsa premiera e tij do të mbahet vitin e ardhshëm.