Auto

Freskohet Renault Espace sportiv

Renault Espace i gjeneratës së pestë është në shitje që dy vjet dhe prodhuesi francez tashmë ka kryer avancime të caktuara, në mënyrë që modeli të jetë sa më konkurrent në treg.

Freskimi më i rëndësishëm është prezantimi i versionit të ri me motor, i cili është i zhvilluar një njësinë Renault Sport. Bëhet fjalë për motorin 1.8 litra turbo-benzinë Energy TCe 225.

Në krahasim me versionin, të cilin e përdorë Alpine A110, motori i ri është më i dobët për 27 kuaj fuqi dhe funksionon me 225 kuaj fuqi. Ky version zëvendëson motorin në largim prej 1.6 litra benzinë me 200 kuaj fuqi. Espace përshpejtimin prej zero deri në njëqind kilometra në orë mund t’i arrijë për 7,6 sekonda.

Sipas të dhënave të fabrikës, automobili në regjimin e kombinuar të vozitjes shpenzon 6,8 litra në 100 km.

Espace 2017 është i pranishëm edhe në dy variante dizel, dCi 130 dhe dCi 160. Po ashtu, Espace 2017 mund të porositet edhe me ulëse të pajisura me sistem për ventilim.

Për blerësit është ofruar edhe versioni më i ri i sistemit multi-medial Renault R-Link 2, me mundësi të reja të lidhjes me pajisjet e mençura Apple CarPlay dhe Android Auto, transmeton KP.

{gallery}