Auto

Mercedes S-Class i ri del vetë nga fabrika

Descriptive Text

Mercedes-Benz S-Class (W222) i ridizajnuar, i cili është prezantuar ka mesi i prillit në panairin e veturave në Shanghai, ka filluar prodhimin.

Për të dëshmuar edhe një herë statusin e teknologjisë, ekspertët nga Shtutgarti kanë incizuar një video në të cilën shihet Mercedes-Benz S560 4MATIC dhe i cili vetë është larguar nga linja e prodhimit, transmeton Koha.net. Ai ka kaluar rreth 1.5 kilometër, më saktësisht nga linja e prodhimit deri te linja e transportit që gjendet në fabrikë.

Gjithashtu, në video është demonstruar aftësia e këtij prodhuesit gjerman për sistemin e avancuar vetë-vozitës, i cili me të drejtë është vetëm një gjysmë hapi nën Bentleyn dhe Rolls-Roycen.

Modelet testuese të prodhuar, në fakt, nuk janë aq të avancuara. Protagonisti kryesor i kësaj videoje ka një pajisje shtesë, e montuar në çati në anën e shoferit, e cila ofron disa karakteristika më shumë sesa ato që janë në listë ose ato opsionale.

Për më tepër shikoni videon.