Auto

Vjen versioni i ri i Fiat Pandas në Evropë

Kompania e njohur italiane, Fiat, në tregun evropian, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe, ka filluar shitjen e versionit të ri të modelit Panda që quhet City Cross.

Për dallim nga Panda Cross 4x4 tashmë e njohur, Panda City Cross ka sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme por sa i përket pamjes ngjason shumë me Panda Cross 4x4, transmeton Koha.net.

Fiat Panda City Cross vjen me rrotat e reja nga alumini e diametër prej 15-inç, disa elemente me ngjyrë të zezë (pasqyrat, dorezat e dyerve dhe mbajtësit mbi çati), eksterier me dy ngjyra – gri “Minimal” dhe kaltër “Electronica”, si dhe në interier ulëset janë me ngjyrë të kombinuar zi-gri dhe detajet tjera me ngjyrë të zezë mat.

Gjithashtu, versioni i ri i Fiat Pandas vjen me motor benzinë 1.2-litër me kapacitet prej 69 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 14,5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 155 km/h.

Sa i përket tregut në Britani të Madhe, Panda Cross 4x4 kushton 15.350 funte, ndërsa Panda City Cross 12.995 funte.