Auto

Automobilat më të shpejtë në shtegun e Nurburgringut

Shtegu i Nurburgringut në Gjermani është “i shenjtë” për kompanitë më të mëdha botërore. Në dekadën e fundit, ai është bërë aq i rëndësishëm për të testuar modelet me performanca të larta nga brendet e famshme.

Nurburgringu është shndërruar në shteg, në të cilin kompanitë provojnë të mposhtin njëra-tjetrën sa u përket modeleve të shpejta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe pse “Ferri i Gjelbër” tregon pak për performancat e një automobili të shpejtë në rrugët e zakonshme, ky shteg ka vlerë të madhe për publicitet në tregun botëror. Shtegu 12.9-milje apo 20.7 kilometra përfshin disa kthesa të frikshme dhe nëse nuk tregohet kujdes i madh mund të ndodhin aksidente fatale... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.