Auto

Vjen sistemi i zërimit pa zmadhues për vetura

Në botën e tanishme veturat me sistem të avancuar të zërimit kanë 15 apo më shumë zmadhues zëri, por me sistemin e ri duket nuk do të ketë asnjë zmadhues, transmeton koha.net.

Kompania Continental besohet se ka gjetur zgjidhjen me sistemin e quajtur Ac2ated sound, i cili në thelb e kthen të gjithë veturën në zmadhues zëri.

“Në kohën e veturave elektrike, prodhuesit e veturave janë duke shikuar për zgjidhje të reja për të zvogëluar në mënyrë drastike peshën e veturave dhe për të fituar hapësirë për pasagjerët dhe teknologjitë e reja”, ka thënë Johann Hiebl, shef i teknologjisë në Continental.

“Qëllimi ynë është që ta trajtojmë vetë veturën si një instrument e për të ofruar zë 3D”, ka shtuar ai.

{gallery}