Auto

Kompania e super-veturave së shpejti me SUV të frymëzuar nga ushtria

Kompania e njohur e super-veturave nga Kalifornia, Rezvani Motors, në fund të këtij viti do të fillojë dërgesat për modelin e ri SUV.

Emri i këtij modeli të ri nuk është zbuluar, por janë publikuar disa fotografitë të errët përmes të cilave pak a shumë shihet se si mund të duket ky SUV i ri.

Image

Rezvani Motors, SUV-in e ardhshëm e përshkruan si një super-veturë ekstreme e frymëzuar nga ushtria, dhe fjala është për një veturë me 4 dyer dhe hapësirë për 5 pasagjerë, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, thuhet se modeli standard do të ketë sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat (4x4), do të jetë më i gjatë, do të ketë rrotat Off-Road (për të gjitha terrenet), si dhe disa pjesë shtesë Off-Road.

Image

Si opsion për zgjedhje, kompania do të ofrojë panelin për karroceri nga materiali Kevlar, ndërsa në gamën e motorëve do të gjenden dy motorë, detajet e të cilëve ende nuk janë zbuluar.