Auto

Shfaqen fotografitë zyrtare të modelit të ri sportiv të Renaultit

Para nesh është Alpine A110, një model i ri sportiv përmes të cilit kompania e njohur franceze Renault është duke rikthyer përsëri brendin e saj Alpine.

Premiera zyrtare do të mbahet muajin e ardhshëm në panairin e veturave në Gjenevë, ku kompania do të ofrojnë këtë model në një seri të kufizuar të quajtur Premiere Edition, transmeton Koha.net.

Edhe më parë është raportuar se Alpine Premiere Edition do të ofrohet në seri të kufizuar prej 1955 njësi, me çmimi prej rreth 55 mijë euro në Francë.

Ky model sportiv me dy ulëse do të prodhohet në fabrikën Dieppe, në Francë. Po ashtu, numri i 1955 njësive nga seria e kufizuar Premiere Edition nënkupton se prodhimi i brendit Alpine ka filluar që nga viti 1955.

Sa i përket motorit, ende nuk dihet saktësisht se çfarë motori do të ketë Alpine A110. Në disa raporte është thënë se mund të ketë motorin 1.8-litër Turbo me rreth 300 kuajfuqi, ndërsa disa të tjera motorin 2.0-litër Turbo, për të cilin thuhet se do ta ketë Megane RS i ri.

Në anën tjetër, raportohet zyrtarisht se ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,5 sekonda dhe se do të jetë në dispozicion në tre ngjyra.

Gjithashtu, Alpine Premiere Edition do të vijë me peshë më të lehtë, rreth 1000 kilogramë, si dhe me sistemin e tërheqjes në rrotat e pasme.

Dërgesat e Premiere Edition pritet të fillojnë në fund të vitit 2017, ndërsa në Britani të Madhe gjatë vitit 2018.

{gallery}