Auto

Dy ditë para lansimit, VW-ja publikon foto të Polos së re

Volkswageni ka publikuar fotografinë e parë zyrtare paralajmëruese për Polon e re. Vetura e re do të prezantohet më 22 prill me një dizajn të inspiruar nga gjenerata e tetë e Golfit dhe me synimin për të rivalizuar Renault Clion dhe Hyundai i20.

Paralajmërimi i parë jep pak detaje për ndryshimet në Polo. Ajo sjell dizajn të ri në drita të veturës, ridizajnime në kofano, ndërsa vërehen dallimet edhe në pjesën e pasme të veturës.

S’janë dhënë detaje për interierin, por nuk pritet që aty të ketë ndryshime të mëdha.

Kompania ka premtuar se vetura do të jetë “më shumë digjitale” dhe do të përkrahë “rrjet më të gjerë”.

Volkswageni nuk ka folur për motorët e Polos. Ai pritet të nisë me motorin 1.0-litërsh benzinë me tre cilindra. Ky model do të vijë me 79 kuajfuqi. Modeli i mesëm do të ketë versionin TSI me turbo me 94 ose 108 kuajfuqi.

Volkswageni pritet të elektrifikojë Polon si pjesë e ndryshimeve, me modelin hibrid që pritet të jetë i pari që prin rrugës drejt elektrifikimit.

Polo e re s’do të jetë supermini i vetëm i ri që do të vijë nga Volkswageni më 2021. Edhe gjenerata e re e Fabias do të vijë së shpejti.

{gallery}