Kështu mund të duket Mercedes-AMG GT në version Shooting Brake

Kështu mund të duket Mercedes-AMG GT në version Shooting Brake

28 shkurt 2017 09:52

Të kujtojmë, Mercedesi muajin e kaluar në panairin e veturave NAIAS në Detroit para publikut të gjerë ka prezantuar modelin e modifikuar Mercedes-AMG GT.

Në NAIAS, para se gjithash, vëmendje të veçantë ka tërhequr Mercedes-AMG GT C Coupe i cili në ranglistën e gamës është vendosur mbi versionin GT S dhe nën GT R, transmeton Koha.net. Ky model ka motor 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 550 kuajfuqi/410 kW, në kombinim me marshin me koplung të dyfishtë e shtatë shpejtësi.

Gjithashtu, Mercedesi në Detroit ka prezantuar edhe versionet standarde të modifikuara, GT dhe GT S. Tani, Mercedes-AMG GT është me kapacitet prej 469 kuajfuqi/350 kW, ndërsa Mercedes-AMG GT S me kapacitet prej 515 kuajfuqi/384 kW.

Në fillim të muajit të ardhshëm, po ashtu, në panairin e veturave në Gjenevë do të prezantohet edhe GT C Roadster Edition 50, përmes të cilit Mercedesi do të vazhdojë të zgjerojë gamën e këtij modeli me dy ulëse.

Mbetet të bëhet pyetja se çfarë më shumë mund të ofrojë Mercedesi në lidhje me këtë model. Ndoshta versionin Shooting Brake? Në këtë fotografi jozyrtare është një ide, nga një dizajner i pavarur, se si mund të duket Mercedes-AMG GT në version Shooting Brake.

Për këtë, mbetet të shihet nëse Mercedesi mund të mendojë për diçka të tillë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme