Auto

Kia prezanton modelin e ri

Kompania e njohur e veturave, Kia, sot zyrtarisht ka prezantuar veturën e re Stonic në Amsterdam.

Publiku i gjerë këtë Crossover do ta mund ta shohë në shtator të këtij viti, në panairin e veturave në Frankfurt, ndërsa shitja e tij në Evropë pritet të fillojë në fund të vitit.

Kia Stonic vjen me platformën e njëjtë sikurse të modelit Rio, por Stonic është pak më i lartë dhe ka rrotat më të mëdha, 17-inç, transmeton Koha.net. Duhet theksuar se versioni bazik Stonic peshon 1069 kilogramë si dhe koeficientin e rezistencës ndaj ajrit e ka 0.33.

Kia njofton se Stonic ofron në përgjithësi hapësirë më shumë në interier, ndërsa kapaciteti i bagazhit të tij është 352 litra. Po ashtu, në interier gjendet edhe ekrani i ndjeshëm në prekje me sistemin Infotainment si dhe me sistemet Apple CarPlay dhe Android Auto.

Gjithashtu, duhet theksuar se Kia Stonic vjen edhe me sistemin për frenim automatik në rast kur detekton këmbësorët, sistemin i cili e njofton shoferin për ndryshim të korsisë, si dhe sistemin për detektim të këndit të vdekur.

Për blerësit do të jenë në dispozicion edhe një numër i opsioneve për zgjedhjen e eskterierit dhe interierit.

Në gamën e motorëve për tregun evropian, do të jenë në dispozicion motori benzinë 1.0-litër Turbo me kapacitet prej 120 kuajfuqi, benzinë 1.25-litër të cilin e ka modeli Picanto, dhe benzinë 1.4-litër, si dhe motori dizel 1.6-litër Turbo.

{gallery}