Auto

Shfaqet një defekt i rrezikshëm për pasagjerët te Volvo XC90

As suedezët nuk janë të pa gabueshëm. Sipas testimeve të veturave të tyre, ato janë më të sigurta në botë, por ndonjëherë, megjithatë, ndodh ndonjë lëshim apo gabim.

Modelit Volvo XC90, për herë të tretë brenda një viti i është shfaqur defekti i ri, transmeton Koha.net. Defekti ka të bëjë me rripin e sigurimit, i cili potencialisht mund të ishte rrezik për pasagjerët në veturë.

Me rastin e përplasjes ose aksidentit, rripi i sigurimit mund të këputet, që i bie se jeta e pasagjerëve mund të jetë në rrezik.

Sigurisht, kjo nuk ishte e pritshme nga Volvo, por suedezët thonë se i kanë informuar pronarët e modeleve të tilla dhe se të gjitha defektet me veturat e tyre do të rregullohen menjëherë.

Image