Auto

Audi A8 i ri do të debutojë në filmin e ri “Spider-Man”

Gjenerata e re e Audi A8 do të debutojë në platformën filmike para premierës botërore e cila është caktuar të mbahet më 11 korrik në Barcelonë.

Top modeli i kësaj marke premium, do të debutojë në filmin e ri të Marvelit, “Spider-Man: Homecoming”, i cili pritet të shfaqet në kinematë botërore nga muaji i ardhshëm, transmeton Koha.net. Fansat e këtij filmi do të jenë të parët që do ta shohin këtë veturë luksoze, gjegjësisht në premierën e filmit e cila do të mbahet më 28 qershor në Los Angeles.

Në këtë film të ri në rolin kryesor luan aktori Tom Holland, pra si Peter Parker, të cilin Happy Hogan (Jon Favreau) e vozit atë me modeli e ri Audi A8 L. Kjo skenë filmike i mundëson shikuesve të shohin pjesën e përparme dhe anësore të top modelit të Audisë.

Përveç kësaj, shikuesit mund të shohin edhe demonstrimin e inovacioneve që i posedon ky model, të tilla si vozitja e automatizuar në komunikacion të ngarkuar: gjatë vozitjes Happy heq duar nga timoni dhe vetura vazhdon të vetë-vozitet, si me magji, përcjell Koha.net. Audi A8 i ri merr përsipër vetë-vozitjen kur aktivizohet sistemi ndihmës Audi AI për vozitje në kolonë.

Përveç Audi A8 të ri, edhe dy modele të kësaj marke do të shfaqen në filmin “Spider-Man: Homecoming”. Tony Stark do të vozisë modelin Audi R8 V10 Spyder, ndërsa Peter Parker Audi TTS Roadster.

{gallery}