Auto

e-Mii, modeli i ri elektrik i SEAT-it

SEAT-i ka prezantuar prototipin e modelit të ri, Mii, që tani ka motor krejtësisht të ri elektrik.

Modeli e-Mii ka debutuar në panairin MWC në Barcelonë dhe në vend të motorit 1.0-litërsh me 59 kuajfuqi, modeli elektrik ka motor tërësisht të ri me mundësi ngasjeje prej 160 kilometrave për vetëm një mbushje.

e-Mii ka motor elektrik me 81 kuajfuqi dhe përshpejtimin prej 0 në 100 kilometrave në orë e arrin për 11.3 sekonda.

SEAT-i nuk ka njoftuar kur do të prodhojë modelin elektrik të Miis, por ka njoftuar se ka për qëllim të “bëhet lideri botëror në teknologjinë automobilistike”.