Auto

Reputacioni po i kushton me humbje të majme çdo vit Jaguar Land Roverit

Shefi ekzekutiv i Jaguar Land Rover, Thierry Bollore, ka vlerësuar se reputacioni i kompanisë po i kushton mbi 100 mijë shitje në vit, raporton Automotive News.

Bollore u ishte drejtuar investitorëve në një mbledhje gjatë javës, ku vuri ne dukje se një Jaguar Land Rover kushton shtrenjtë për t’u riparuar dhe kjo ka bërë që reputacioni i kompanisë të jetë në nivelin e ulët në sytë e blerësve.

Ndërsa Bollore vuri në dukje se kompania ka bërë “përmirësime dramatike” kohët e fundit për sa i përket besueshmërisë, ai gjithashtu e bëri të qartë se kompania ka nevojë për të luftuar këtë dukuri negative.

“Pakënaqësia e klientëve tanë ishte vërtet e dëmshme për vëllimin tonë. Humbjet tona sot janë të mëdha. Janë më shumë se 100 mijë shitje që ne i humbim”, u shpreh Bollore.