Auto

Më shumë se dy milionë automobila elektrikë në botë

Descriptive Text

Numri i automobilave elektrikë ka tejkaluar shifrën e dy milionëve vitin e shkuar, pas rënies së çmimeve dhe prodhimit të modeleve të reja nga kompanitë më të mëdha.

Numri i automobilave që vihen në lëvizje nga bateritë elektrike është rritur për 60 për qind në vitin 2016, në krahasim me shifrat e arritura një vit më parë, në vitin 2015, kur arriti të kalonte totalin prej një milion automobilave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kina, SHBA-ja dhe Evropa përfshijnë rreth 90 për qind të shitjeve të automobilave elektrikë gjatë vitit të shkuar, me Kinën që është tregu më i madh botëror, sipas të dhënave nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Në disa shtete evropiane rritja ka qenë aq e shpejtë sa që automobilat elektrikë kanë marrë përqindje të madhe të përhapjes edhe nga modelet e zakonshme benzinë dhe dizel... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.