Auto

Volkswagen nuk planifikon versionet GTI për SUV-at

Gjiganti gjerman i veturave Volkswagen zyrtarisht ka hedhur poshtë idenë për versionet GTI të SUV-ave të vet. Po ashtu, edhe Passat nuk do të ketë më versionin GTI.

Këto informacione i ka konfirmuar për mediat njëri nga krerët e Volkswagenit, Herbert Diess, transmeton Koha.net. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se asnjëri SUV i Volkswagenit s’do të ketë version sportiv. Për shembull, pritet që Crossoveri T-Roc i bazuar në Golf të jetë në dispozicion në version “R”.

Image

Sa i përket modeleve me performancë të lartë, Deiss konfirmon se tani për tani nuk do të zgjerohet portofolio GTI, e cila aktualisht përbëhet nga up!, Polo dhe Golf. Përveç kësaj, modelet elektrike të cilat është duke i planifikuar Volkswagen, po ashtu, do të kenë versionet e veta sportive.

Të kujtojmë, anëtari më i ri i familjes GTI është Polo e re, nën kofanon e të cilës gjendet motori benzinë 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 200 kuajfuqi.