Auto

Mercedesi kompleton familjen E-Class me kabrion e ri

Mercedes ka kompletuar familjen e E-Class me prezantimin e modelit E-Class Cabrio, i cili tashmë është në shitje me çmim fillestar prej 51 mijë euro.

E-Class i ri Kabrio do t’i shtohet modeleve saloon, estate, coupe e atij All-Terrain 4MATIC.

Duke përdorur platformën MRA, modeli me tavan konvertues do të jetë veturë më e madhe se sa modeli i tanishëm i këtij versioni.

Motorët që do të ofrohen me këtë veturë janë:

Mercedes Benz E-Class Kabrio, E 300 i cili do të ofrohet vetëm me rrotat e pasme aktive, do të ketë motorin 2.0 litërsh turbocharged me katër cilindra, i cili prodhon 242 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 6.6 sekonda.

Ndërsa versioni E400 4MATIC, i cili ka të gjitha rrotat aktive do të përdor motorin 3.0 litërsh V6 biturbo, i cili prodhon 328 kauj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 5.5 sekonda, para se ta arrij shpejtësinë maksimale prej 250 kilometra në orë.

Mercedes Benz E-Class Kabrio E220 d, 2.0 litërsh me katër cilindra me naftë, si dhe të njëjtët motor të tjerë që ofrohen me E-Class e tjerë.

Çmimi për Mercedes Benz E-Class Kabrio E220 d do të filloj nga 51 mijë euro, modeli E 300 me benzinë 53 mijë euro, modeli E400 4MATIC nga 64 mijë euro, E350 d 4 MATIC është modeli më i shtrenjtë i cili shitet për 65 mijë euro.

{gallery}