Auto

Skoda prodhon 4 milionë Fabia

Descriptive Text

Prodhuesi çek ka kremtuar këtyre ditëve dy jubile njëkohësisht.

Fabia është njëri nga modelet më të rëndësishme në gamën e Skodës dhe automobili i dytë më i shitur pas Octavia.  Për këtë më së miri flasin shifrat – çekët për më pak se tri vjet prodhuan më shumë se 500.000 njësi të gjeneratës së tretë aktuale, derisa nga lansimi i parë i këtij modeli më 1999 nga shiritat e fabrikës kanë dalë gjithsej 4 milionë Fabia.

Fabia e parë kishte premierën në vitin 1999 në panairin e automobilave në Frankfurt, si pasues i modelit Felicia. Deri më 2007 u prodhuan gjithsej 1.790.000 njësi të modelit Fabia I.

Skoda Fabia II doli për publikun për herë të parë në panairin në Gjenevë më 2007 dhe u prodhua deri në vitin 2014.

Fabia Combi II erdhi qysh në vjeshtë 2007, ndërsa premiera u mbajt në sallonin në Frankfurt. Varianti “Cross” me shenjën Scout u paraqit më 2009.  Familja e modelit të gjeneratës së dytë u kompletua nga versioni sportiv Fabia Monte Carlo më 2011.  Për 7 vjet janë prodhuar gjithsej 1.710.000 njësi të Shkoda Fabia II.

Versioni aktual kishte premierën më 2014. Gjithsej deri më tash janë prodhuar gjysmë milion automjete në dy variantet e karrocerisë.