Auto

Fordi do të tërheqë nga tregu 3 milionë automjete për shkak të defektit në ‘air bag’

Descriptive Text

Kompania e automobilave, Ford, ka bërë të ditur të do të tërheqë nga tregu 3 milionë vetura për shkak të defektit të paraqitur tek ‘air bagët’ e tyre.

Kjo tërheqje pritet t’i kushtojë kompanisë amerikane një kosto prej 610 milionë dollarësh, shkruan Reuters.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostradë urdhëroi të martën Fordin të shqyrtojë tërheqjen për shkak të këputjes së balonave “air bag” duke refuzuar kështu peticionin e vitit 2017 të prodhuesit të automjeteve për ta shmangur këtë.

Defekti i paraqitur, në instanca të rralla çon deri tek këputja e ‘air bagëve’ dhe gjuajtja e copave vdekjeprurëse të metaleve duke nxitur kështu tërheqjen më të madhe të automjeteve në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tërheqja përfshin modelet nga viti 2006 deri më 2012: Ranger, Fusion, Edge, Lincoln, Mercury Milan.