Auto

Pamja e mundshme e BMW Series 8 në version kabrio

Pas prezantimit të konceptit të BMW-së, Series 8, në version Coupe, revista e njohur gjermane “Auto Bild” ka publikuar një fotografi përmes të cilës shfaq pamjen e mundshme të këtij koncepti në version kabrio.

Image

Gjenerata e re e Series 8, sipas raportimeve të mëparshme, pritet të shfaqet gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Series 8 pritet të jetë në dispozicion në version Coupe dhe kabrio, sipas fabrikës me etiketën G15 dhe G14, por edhe në version Gran Coupe (G16).

Për më shumë detaje rreth BMW Series 8, mund të lexoni KËTU.